Ballina Kronika Moti i keq shkakton aksident në aksin Pogradec – Lin, plagosen rëndë...

Moti i keq shkakton aksident në aksin Pogradec – Lin, plagosen rëndë tre persona, nisen menjëherë drejt spitalit

16
0

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte në njërin nga mjetet.

Te tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia, moti i keq në rrugë.