Ballina Europë Tronditëse në Spanjë, 11 vjeçari goditet për vdekje me thikë teksa po...

Tronditëse në Spanjë, 11 vjeçari goditet për vdekje me thikë teksa po luante futboll

14
0

Një 11 vjeçar humbi jetën në Spanjë pasi u godit me thikë teksa po luante futboll me disa bashkëmoshatarë.

Djali u sulmua nga një burrë që hyri në fushë në një qendër sportive në Mocejòn, një qytet i vogël në provincën e Toledos.

Sipas mediave vendase, autori i krimit e kishte mbuluar fytyrën me një shami dhe pasi e ka goditur disa herë fëmijën, është larguar.

Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë, sipas burimeve të cituara nga agjencia Europa Press.

Shërbimet e mbështetjes psikologjike po japin ndihmë për familjen e vogëlushit, të cilët janë në tronditje pas krimit të tmerrshëm.