Ballina Europë Dyshohej për vjedhje në seri, 32-vjeçari shqiptar çan postbllokun dhe dëmton një...

Dyshohej për vjedhje në seri, 32-vjeçari shqiptar çan postbllokun dhe dëmton një nga efektivët gjatë përleshjes në autostradën Avellino-Napoli

16
0

Karabinierët e kompanisë Avellino, së bashku me efektivë të Policisë Rrugore të kryeqytetit Irpinia, njoftuan se orët e vona të së shtunës (17 Gusht), ndaluan një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për “rezistencë ndaj zyrtarit publik, plagosje dhe dëmtim të dëmshëm”, por edhe i dyshuar për një seri vjedhjesh.

Karabinierët dhe efektivët e Policisë Rrugore e kryen ndërhyrjen gjatë një shërbimi normal dhe kontrolli territorial.

Në fillim ishte Qendra Operative që sinjalizoi për një automjet të dyshimtë. Kur u urdhërua të ndalonte nga karabinierët, drejtuesi i makinës fillimisht e ngadalësoi shpejtësinë, duke u shtirur sikur ndaloi, por me një manovër të papritur ktheu marshin mbrapa dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe, duke goditur edhe patrullën, deri në kabinën e pagesës së autostradës së Avellino.

Më tej ka thyer barrierën dhe ka vazhduar arratisjen drejt Napolit. Ka qenë ndjekja edhe nga efektivët e kabinës lindore të autostradës së Napolit, në Pomigliano D’Arco, që arritën të ndalonin makinën të lëvizte.

Por nuk mbaroi këtu, sepse gjatë përpjekjeve për të shpëtuar, shqiptari i dyshuar, emri i të cilit nuk u publikua, u konfliktua edhe me efektivët, duke u përleshur. Një prej tyre, efektiv i Policisë Rrugore, mori lëndime të lehta, pa rrezik jete.