Një 36-vjeçar u arrestua në Durrës dhe një 17-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë dhunuar një infermier të Urgjencës së Spitalit. Sipas njoftimit, mësohet se se është arrestuar në flagrancë 36-vjeçari me inicialet E. H., banues në Shijak.
Ndërkohë një54-vjeçar banues në Kavajë, u arrestua pasi ka kallëzuar një 38-vjeçare se ai e ka fyer nëpërmjet celularit dhe më pas e ka kanosur për të tërhequr kallëzimin. Më tej, nga verifikimet rezultoi se 54-vjeçari mbante cilësinë e administratorit të një pallati, pa ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit. Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasit:
E. L., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një market;
A. G., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçare se ky shtetas e ka fyer nëpërmjet celularit dhe më pas e ka kanosur për të tërhequr kallëzimin. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas mbante cilësinë e administratorit të një pallati, pa ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.