Ballina Kronika DURRES/ U konstatuan duke shpërndarë kokainë me një automjet, bien në prangat...

DURRES/ U konstatuan duke shpërndarë kokainë me një automjet, bien në prangat e policisë dy persona

60
0

Dy persona të cilët kishin lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, teksa lëviznin me makinë për të realizuar shpërndarjen e drogës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.

Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit G. D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.