Mijëra pelegrinë prej disa ditësh kanë nisur udhëtimin drejt Malit të Tomorit. Kjo festë e shenjtë e bektashinjve, do të zgjasë për 10 ditë.
Në një konferencë për mediat, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, bëri të ditur se janë krijuar kushtet e duhura.
Kulmi i festës do të jetë më 22 gusht dhe ku pritet të mbërrijnë rreth 700 mijë pelegrinë.
Baba Mondi bëri me dije se gjatë ditëve të pelegrinazhit do të ketë dhe aktivitete apo koncerte.
Kryegjyshi i Bektashinjve e mbylli fjalën e tij duke i bërë thirrje besimtarëve që të tregohen të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve për pjekjen e mishit apo edhe mbeturinave.