Ballina Sport “Paqe” për Laçin dhe Tiranën, bardheblutë e Shkëmbit e nisin sezonin me...

“Paqe” për Laçin dhe Tiranën, bardheblutë e Shkëmbit e nisin sezonin me një barazim pa gola

120
0

Ndeshja e tretë e javës së parë të Superiores mes Laçit dhe Tiranës u mbyll në një barazim pa gola.

Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë e Bledi Shkëmbit, të cilët provuan disa herë, por pa mundur të tundnin portën e mbrojtur nga Dajsinani. Portieri i kurbinasve u kthye në hero disa herë për skuadrën e tij, duke mbajtur portën e paprekur.

Vendasit e Armando Cungut gjithashtu patën disa raste, të cilat nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Kështu Laçi dhe Tirana e nisin me nga një pikë, duke u ndarë në “paqe” në javën e parë të kampionatit.