Ballina Kronika Plagosi 45-vjeçarin pasi dyshohet se i ngacmoi partneren, ky është efektivi i...

Plagosi 45-vjeçarin pasi dyshohet se i ngacmoi partneren, ky është efektivi i policisë

18
0

Personi në foto është shtetasi E.G, që është dhe autori i plagosjes.

Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e krimit. I plagosuri ka qenë duke ecur, kur autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar.

Zënka dyshohet se ka qenë për arsye banale. I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe në kofshë.

Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneren autorit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i AMP, Florian Sulejmani. AMP po kryen hetimet për ngjarjen, pasi autori është efektiv policie.