Thierry Henry ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të kombëtares së shpresave të Francës.
Sipas një deklarate të Federatës franceze të futbollit, Henry u dorëhoq për arsye personale.
Ish sulmuesi, pjesëtar i ekipit francez që fitoi Kupën e Botës në 1998 dhe Kampionatin Europian në 2000, mori postin e trajnerit të kombëtares së të rinjve dhe udhëhoqi Francën në Lojërat Olimpikë që u zhvilluan në Paris këtë muaj, në të cilën gjelat fituan medalje argjendi në futboll pasi u mposhtën nga Spanja në finale.