Ballina Sport Vardy, fansave të Tottenhamit: Unë një titull Premier Lige, ju zero

Vardy, fansave të Tottenhamit: Unë një titull Premier Lige, ju zero

23
0

Ndonëse 37-vjeçar, Jamie Vardy u kthye furishëm në Premier Ligë, duke realizuar golin e barazimit për Leicester Cityn kundër Tottenham Hotspursave në xhiron e parë.

Ish-golashënuesi më i mirë i kësaj lige që njihet për karakterin e tij eksploziv e provokativ, pati një moment përplasjeje me fansat mysafirë të Spursave.

Në pamjet që janë bërë virale, ai shihet duke u thënë fansave të klubit londinezë: Unë një, ju zero.

Vardy i referohej titullit epik të Premier Ligës që e kishte fituar me të Kaltrit në vitin 2016, pothuajse kundër të gjitha gjasave, teksa goditi Tottenhamin që nuk ka e ka fituar ende asnjë titull të ligës elitare angleze që kur ajo mban emrin Premier Ligë.