Ballina Kuriozitete NASA zbulon objektin misterioz që lëvizë me shpejtësi prej një milion milje...

NASA zbulon objektin misterioz që lëvizë me shpejtësi prej një milion milje në orë nëpër hapësirë

11
0

Një objekt gjigant që lëvizte me shpejtësi të madhe – mbi 27,306 herë më i madh se Toka, po kalon aq shpejt nëpër galaktikën tonë saqë mund të shkëputet nga Rruga e Qumështit, ka njoftuar agjencia hapësinore amerikane NASA.

Shkencëtarët përcaktuan se objekti misterioz po fluturonte me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe – prej një milion milje në orë dhe se është 400 vjet dritë larg nga Toka (një vit dritë është e barabartë me gjashtë trilion milje).

Derisa ekspertët nuk kanë përcaktuar se çfarë është trupi qiellor i sapogjetur, ata spekuluan se është një “xhuxh ngjyrë kafe”, një yll që është më i madh se një planet, por që i mungon masa për të mbajtur shkrirjen bërthamore afatgjatë në bërthamën e tij si dielli i Tokës.

Nëse objekti konfirmohet si “xhuxh kafe”, do të ishte hera e parë që do të dokumentohej në një orbitë kaotike, me hiper-shpejtësi, e aftë për t’u çliruar nga galaktika jonë.

Një koalicion qytetar-shkencëtarë  në projektin e NASA-s, Backyard Worlds: Planeti 9 ishte i pari që zbuloi trupin qiellor, pretendime këto që janë konfirmuar nga agjencia hapësinore amerikane.