Ballina Kulturë Petër Bartël albanolog i shquar gjerman

Petër Bartël albanolog i shquar gjerman

14
0

Nga Gjok Marku 

Janë të shumtë studiuesit dhe udhëpërshkruesit që kaluan nëpër trevën e Mirditës që në fund qindvjeçarin e XVIII-të e në fillimet e shekullit të XIX-të jo pak të huaj, shëtitës e eksploratorë, dijetarë e politikanë kaluan nëpër veriun e Shqipërisë e në mënyrë të veçantë nëpër Miridtë duke vijuar deri në ditët e sotëme e që e sjellin atë, në thelb, në të njejtën mënyrë, pavarsisht se i përkasin fushave të ndryshme si një trevë të veçantë, interesante dhe si një objekt më vete studimi duke filluar që nga: Lik, Pukëvil, Hahen, Hekard, Galandi, Durham, Nopça, Baldaçi, Degrand, Bue, Margraf, Kasanini, Barkata e dhjetra e dhjetra të tjerë. Jo rrallë kjo trevë është bërë objekt studimi për organizmat shkencor të vendeve të ndryshme.

Në vazhdën e studiuesve, historianëve e albanologëve të shquar që janë marrë me historinë e Mirditës mund të themi, pa e tepruar aspak se njëri ndër më të spikaturit është edhe studiuesi i shquar gjerman Petër Bartël.

Ai ka lindur më 1938 në (Kottbus) Kotpuz (Gjermani) ku ndoqi edhe studimet fillestare dhe gjimnazin. Pas ekstradimit në Gjermaninë Perendimore në vitin 1956 studion në Gotingen e Mynhen; Historinë e Europës Lindore, Sllavistikë dhe Turkologji. Fillimisht në Gottingen e më pas në Mynih (LMU ) pranë historianit të njohur George Stadtmuller, sllavistit  Alois  Schmaus, turkologut Hans -Joachim Kibsling etj.

Menjëherëai fillon të merret me çwshtjet e Shqipërisë. Bota shkencore dhe intelektuale e njeh si njërin nder studiuesit më të shquar që i përkushtuan jetën intelektuale dhe angazhimin social hapsirës kompakte shqipolëse dhe diasporës historike shqiptare. Kërkimet shkencore dhe aktiviteti universitar si asistent i Stadmuller-it përcaktuan qysh në fillim përqëndrimin e tij në historinë dhe kulturën e hapësirës kompakte shqipfolëse e në botën shqiptare në përgjithësi, duke pasur gjithherë si sinor orientues tezën e mësuesit të vet sipas të cilit “Shqipëria është pika e Arkimedit, e cila na ndihmon të depërtojmë në historinë dhe parahistorinë e Gadishullit të Ballkanik” (Stadmuller)

Më 1965 mbron disertacionin “Myslimanët Shqiptarë të Periudhës së Lëvizjeve Kombëtare për Pamvarësi, 1878-1912” (Visbaden 1968).

Pastaj punon në shumë projekte kërkimi, herë–herë ishte asistent në Insitutin e Historisë së Europës Lindore e Juglindore pranë Universitetit “Ludvig Maksimiljan” të Mynihut dhe në 1973 përmblodhi punimet e tij mbi “Ballkanin Perëndimor ndërmjet Monarkisë Spanjolle dhe perendorisë Osmane”, për problematikën e luftrave turke të periudhës nga shekulli i XVI deri në shekullin e XVII (Visbaden 1974). Më pas ishte mësimdhënës, fillimisht si docent privat dhe më vonë si professor i Historisë së Europës lindore e juglindore në L.M.U. Mynih.

Bartël ishte njohës i mirë i gjuhës shqipe e cila e ndihmon sw tepwrmi që ai të mundë të sdudiojë dhe ballafaqojë fakte ndërdisiplinore e faktet historike t’i përputhë e japë në fokusin e kulturës etnike shqiptare. Njohja e gjuhës shqipe të cilën në bazë të të gjitha të dhënave e mesoi nga bashkëpunime e nën drejtimin e Martin Camajt, e dëshmojnë në vijimësi veprat e tij të para, me të cilat plotësoi dhe detyrimet e tij të karrierës profesionale, e ndër to mund të përmendim;

“Die albanischen Muslime Zur Zeit der nationalen Unabhangigkeitsbevvegung” (1968= Myslymanët shqiptarë gjatë lëvizjes për panvarësi, Tiranë 2006),

“Der VVestbalkan zvvischen der Spanichen Monarchie und dem Osmanischen Reich” (1974=Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane). Pika kulmore e aktivitetit të tij intelektual janë përsosia e veprës “Albanien-vom Mittelalter bis zus zur Gegenvvart” (1995.1999, serb.2001etj= Shqippëria –nga mesjeta deri më sot), kryevepra e tij madhore në pesë vëllime “Albania sacra” ku rroket material dokumentar-arkivor për gjithë hapësirën administrative kishtare që mbulonin prej shek.XVI-të –XVII-të deri në fund të shekullit të XIX-të Arqipeshkvit dhe Ipeshkvitë e Durrësit, Lezhës, të Sadës dhe Sapës, të Pultit e të Shkodrës, që pasojnë dy botime të mëparshme me dokumentacion arkivor prej Arqipeshkvisë së Tivarit nën drejtimin apostolik të Vincenz Zmajevich-it (1702-1723). Kolegë të tij përgatitën së fundi edhe një vëllim të posaçëm me artikuj shkencorë të botuar në revista, periodikë të njohur dhe përmbledhje vëllimesh gjithëfarësh përgjatë një periudhe 35-vjeçare. Aktiviteti shkencor:”Peter Bartl. Die Albaner in der europaischen Geschichte: Ausgevvahlte Ausatze” (bot.-B.Demiraj &R. Elsie: Albanian Studiues, Bl. 28, 2016=Shqiptarët në historinë europiane. Artikuj të përzgjedhur).

Petër Bartël është një studiues i thellë i çwshtjeve që kanë të bëjnë me Mirditën, Kështu ai i bashkëngjitet emrave të studiuesve të tre shekujve të fundit të cilët kanë pasur si objekt të studimit të tyre këtë trevë të Shqipërise së Veriut. “Kushdo qëmerret me historinë e Shqipërisë në shekullin e 19-të, nuk mund të ja dilte më anë pa u marrë me Mirditën” kjo është motoja e tij teksa nisi studimet historike për këtë trevë. Ai hedh në letër dhe dekomenton e ballafaqon të dhëna mjaft interesante e të panjohura për historinë e kësaj treve në atë kohë kur brenda trojeve tona mjaft ngjarje interpretoheshin ndryshe ose liheshin në harresë figura të tilla si ajo e Abatit të Mirdtiës, Prend Doçi.

Jo rastësisht ai hulumton për këtë trevë të Shqipëris së Veriut, e cila ka një vend të veçantë në letrat kncelarike e diplomatike Europiane në shekujt e fundit.

Ai së pari merret me Kuvendet e zhvilluara që herwt në trevën e Mirditës së sotme të njohur heret si treva e dukagjinëve. Ai saktëson me të dhëna dokomentare vendmbajtjen dhe përmasat e tyre në një kohë që rrethet intelektuale shqiptare i spostonin herë në një trevw, e herë në një tjetër trevë të Shqipërisë. Pa munguar të vijojënë publikimin e dokomentave të tjera që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë në shekujt XVII- të-XVIII-të.

Petër Bartël duke i qëndruar deri në fund besnik tezës së Stadmulerit duke e zgjeruar atë në mozaikun e historisë së kulturës shpirtërore ndër shqiptarë, histori dhe kulturë kjo, me të cilën u lidh pazgjidhshmërisht deri në fundin e tjetës së tij

Botime për historinë e Mirditës.

*Mbledhja e shqiptarëve të Dukagjinit në vitin 1608, Artikuj e hulumtime për Europën Juglindore. Me rastin e përkujtimit të Kongresit të II-të Ndërkombëtar të Ballkanologjisë, Athinë, 7-13.05.1970 Mynih faqe 7-14.ku sjell të dhëna mjaft interesante për një ngjarje pak të njohur por me një peshë të veçantë në historinë kombëtare të vendit tone.

*“Mirditasit”Të dhëna për historinë e prejardhjes të Shqiptarëve të Veriut@. Revista e Mynihut, Njoftime per Ballkanin, Nr 1.(1978) fq. 27-69.

*” Burime dhe Materiale për historinë e Shqipërisë në shekullin e XVII-XVIII-të.“Në II, Lajme universale të Shtetit Shqiptar dhe të veprës së Monsinjor Vinçenso Monokensia Arqipeshkëv i Tivarit, visitor apostolik (fetar) në Shqipëri. Mynih 1979.

Një kontribut të vaçantë Bartël ka në evidentimin e njërës ndër figurat më të spikatura të kulturës sonë kombëtare siç është Prend Doçi Ai hulumton rreth tij në atë kohë kur në Shqipëri Doçi njihej pak dhe ishte lënë pothuajse në harresë të plotë.” Në personin e Prend Doçit më tërhoqi vemendjen gjetja, kur po merresha me dizertacionin tim” Lëvizjet kombëtare shqiptare” në arshivat e Vjenës dhe Romës, e një morie materjalesh për këtë burrë që në të njejtën kohë ishte prift dhe revolucionar, poet dhe politikan.”Më vonë ai i kushton punimet e tij të cilat i paraqet në botimet e tij të mëpastajme

* Prend Doçi (1846-1917). Për biografinë e një patrioti shqiptar. Në, Seria Ballkanike orientale, Monografi e të nderuarit Rudolf Trofeni. Mynih 1981 fq 409-421.

* Aktiviteti politik e kulturor i Munsinjor Prend Doçit, Abat i Mirditës, Në Etnia Shqiptare, minorancë (pakicë) gjuhësore në Itali. Aktet eKongresit të 9-të ndërkombëtar shqiptar. Palermo, 25-28 Nëntor 1981. Palermo 1982, fq 7-83.

Por studimet dhe hulumtimet e shoqëruara me një sërë burimesh arkivore nga Vjena, apo Roma do të sillnin një pamje mjaft interesante për kryekishën e Mirditës vendosur në qytezën e krishterimit në Malin e Shenjtë.Më së shumti ai merret me njoftimet e Doçit rreth këtij tempulli duke pasuruar biografinë e saj.

* Malësia e Shën Aleksandrit, (Mali I Shen Llezhdrit, sot Mali i Shenjtë) në Mirditë sipas njoftimeve të Abatit të tyre Prend Doçit gjatë viteve 1888-1896.

* Një referat për publikimet historike të Shqipërisë Veriore, në Revistën e Mynihut” Njoftime për ballkanin” Nr 10-11 (1996) fq 7-83.

“ Dioqeza Alesia (Lezhës) në periudhën e turkut në pasqyrimin shpirtëror “, sipas njoftimeve tw vizitorëve. Simpoziumi Ndërkombëtar. Tiranë, 16-19 nëntor 1999, Shkodër 2000 fq 235-249.

Bartl nuk është një studiues që merret me historinë e trevës sonë në mënyrë të përciptë, ai duke u marrë me çwshtjet e Mirditës hyn në thelbin e dukurive dhe ngjarjeve historike duke u mbështetur nw njw punw intensive disavjeçare. Ai vë në dispozicion të studimeve për Shqipërinë energjitë e tij të jashtëzakonëshme për të zbuluar lidhjet e brendëshme themelore gërshetuar këto me një interpretim nëpërmjet fakteve dhe dokumentave të shumtë arkivorë.

Po t’i shohim në tërësi punimet e tij për Shqipërinë e sidomos për Atë të Veriut e në mënyrë të veçantë studimet që kanë të bëjnë me Mirditën, mund të thuhet se ai nuk përqëndrohet vetëm në një temë por i gjurmon faktet dhe ngjarjet hisorike në tërësi duke analizuar e argumentuar me pas të tërë elementët përbërës të tyre.

Biles në kërkimet e tij në gurrën historike, çdo element, deri dhe më të thjeshtin e ndjek në vijë horizontale në përhapjen gjografike të truallit shqiptarë, në Ballkan, në Europë etje Ndërsa nga ana tjetër ai i gjurmon ngjarjet në kohë të ndryshme, deri në lashtësi, duke u mbështetur në burime dëshmuese nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë ai sjell një informacion të jashtëzakonshëm, dëshmi kjo e një pune kërkimore e dokomentuese shumvjeçare.

Petër Bartël sot hynë në grupin e atyre njerëzve të rëndësishëm që nuk i përket vetëm kombit të tij . Ai i përket tashmë edhe kombit Shqiptar për të cilin me mjaft dinjitet ka referuar në simpoziume e konferenca ndërkombëtare, ka shkruajtur e ka hulumtuar duke thënë me forcë e kurajo të vërtertat historike. Ai  tashmë eshtë një mik i mirë i kombit dhe i vendit tonë i cili nëpërmjet punimeve të tij shkencore  sensibilizon dhe  informon autoritetet shkencore për  vlerat e një  kombi e aq më tepër  për një trevë të veçantë siç është Mirdita.

Bartël njihet pak në Shqipëri për vetë faktin se vepra e tij është pak e përkthyer. Por krejt ndryshe ndodh me studiuesit e historisë dhe albanologët të cilët në mjaft raste punimet e tij i kanë si pika reference në punimet e tyre shkencorë, pasi ato jënë të lidhura me burime të drejtëpërdrejta të arkivave të tillasi Vjena apo Roma ku fshihen të dhëna që shpesh arkivat e vendit tonë i kanë të munguara. Bartël e ka parë nga afër Shqipërinë duke marrë pjesë në konferencat tona për Krishterimin. Por ai nuk mungon të gërmojë arkivave për të gjetur dekomenta historike dhe për t’i dokomentuar ato edhe për t’i ballafaquar ato në planin ballkanik, europian a më gjërë.

Bartël pas daljes së tij në pension e dhuroi biblioteken e tij që ishte një ndër biliotekat më të pasura Albanologjike e cila tash gjendet në Vjenë.

Ndoshjta u përket katedrave apo më gjërë institucioneve shkencore që të ralizojë një përkthim të plotë dhe një sjellje të veprës së tij për lexuesin e gjerë shqiptar. Intervista e ralizuar me studiuesin gjeman Petër Bartël cek disa momente të historisë së Mirditës duke na dhenë mundësinë të shohim këndëvështrimin me të cilin ai i sheh këto momente dhe një opinion të tij të lirshëm rreth çështjeve që ai I ka pasur e vazhdon t’i ketë objekt të studimit të tij.

Bartël ishte Anëtar i Akademis së Shkencave të Shqipërisë. Ai është nderuar ndër të tjera prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë me “Medaljen e Mirënjohjes” dhe prej Universitetit Urbanian (Romë) me “Medaljen e Artë”.