Ballina Sport Barcelona nis tratativat me Juven për Chiesa-n

Barcelona nis tratativat me Juven për Chiesa-n

148
0

Pas takimit të agjentit të futbollistit Fali Ramadani dhe drejtueseve katalanas, tashmë pritet edhe oferta e parë e “blaugranave” në drejtim të klubit torinez.

Juventus kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë Chiesë, ndërsa Barcelona për momentin mund të ofrojë deri në 10 milionë euro. Por dëshira e vetë lojtarit dhe rreziku nga Juventus për të mos ta humbur lojtarin me 0 para vitin e ardhshëm për shkak të përfundimit të kontratës, mund të shtyjnë të dyja klubet të nxitojnë për finalizimin e marrëveshjes.
Barcelona kishte si objektiv të parë fillimisht afrimin e Nico Ëilliams, por pas sfumimit të tratativës me Ahletic Bilbao, katalanasit kërkuan të hynin në tratativa me Milanin për portugezin Leao.

Në këto kushte për skuadrën e Hansi Flick nuk ngelen shumë alternativa, ndaj emri i Federico Chiesës për momentin është në pole position.