Ballina Kronika Finiq, gjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

Finiq, gjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

14
0

Një ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri, ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.