Ballina Aktualitet Kontenierë me mbetje toksike, reagon Dogana Shqiptare dhe zbulon si qëndron e...

Kontenierë me mbetje toksike, reagon Dogana Shqiptare dhe zbulon si qëndron e vërteta

52
0

Ditën e djeshme Bloomberg ka shkruar se zyrtarët shqiptarë po hetojnë se si 800 ton mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme u transportuan nga porti i Durrësit pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore, pasi ngarkesa e dyshuar do të kthehej mbrapsht.

Mbetjet e rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare së bashku me institucionin e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF i përkasin kompanisë pranë Metalurgjikut në Elbasan Kurum.

Anija me mbetjet toksike u nis nga Durrësi në 4 korrik. Pas alarmit nga qendra Basel, ajo fiku sinjalin GPS në 31 korrik teksa po i afrohej Cape Toën në Afrikën e Jugut.

Ndërkohë lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Dogana Shqiptare, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i cilëson si dizinformuese informacionet që po shpërndahen lidhur me këtë çështje.

Ky institucion thekson se këto informacione për përdoren për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare.

Në njoftim thuhet po ashtu se ky rast nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova.

Në reagimin e saj ditën e djeshme Ministria e Turizmit ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania KURUM nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës, ndërsa ka theksuar se institucionet ligjzbatuese janë angazhuar dhe po kryejnë veprime hetimore të përbashkëta me Zyrën kundër mashtrimit të Bashkimit Evropian (OLAF).

Ministria e Mjedisit deklaroi po ashtu se mbetjet e kompanisë KURUM u ngarkuan në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC dhe dyshohet të jenë transportuar drejt Portit të Triestes.

Njoftimi i Doganës Shqiptare:

Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.
ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.