Ballina Kronika Lyhet me benzinë dhe i vendos flakën vetes, 64-vjeçari në gjendje të...

Lyhet me benzinë dhe i vendos flakën vetes, 64-vjeçari në gjendje të rëndë

116
0

Një 64 -vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën vetes në banesën e tij.

Ngjarja është raportuar rreth orës 11:10 të mëngjesit, kur 64-vjeçari është paraqitur në spitalin e Fierit me plagë të rënda në trup.

Shtetasi Sh. M., banues në Ballsh, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht, i lënduari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku është nën kujdesin e stafit mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.