Pas një incidenti të rëndë në Repisht të Malësisë së Madhe, ku një individ qëlloi me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore të Shkodrës, forcat speciale janë angazhuar në kërkimin e autorit.
Ngjarja ndodhi gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në këtë zonë malore.
Pas ngjarjes, janë mobilizuar forcat speciale të RENEA-s dhe FNSH-së për të kryer kërkime intensive në terrenin malor. Po ashtu, janë angazhuar dhe forca të tjera të Policisë së Shkodrës në përpjekje për të lokalizuar dhe kapur autorin e këtij sulmi.
Për të ndihmuar në operacionin e kërkimit, është angazhuar një helikopter i Policisë për të monitoruar dhe ndihmuar në kërkimet në zonat malore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga toka.