Ballina Bota Skandal! Deputeti godet në kokë gazetaren që po i bënte pyetje (Video)

Skandal! Deputeti godet në kokë gazetaren që po i bënte pyetje (Video)

16
0

Një skandal në Tajlandë ka ngritur shqetësime ndërkombëtare pasi një deputet, Prawit Wongsuwon, goditi një gazetare në kokë.

Ngjarja ndodhi javën e kaluar, kur gazetarja e “ThaiPBS” i bëri një pyetje në lidhje me kryeministrin e ri. Tani, një hetim parlamentar është kërkuar për veprimin e Prawit, i cili është ish-shef i ushtrisë dhe udhëheqës i Partisë Palang Pracharath. Në momentin që gazetarja i drejton pyetjen, shihet se deputeti zgjat dorën dhe e godet në kokë, ndërsa i thotë duke qeshur “çfarë pyetje bën ti”.

Ai ka kërkuar falje dhe ka thënë se veprimi i tij ishte një “ngacmim” ndaj një personi që e njeh mirë.

Megjithatë, Thai PBS dhe Shoqata e Gazetarëve të Transmetimeve Tajlandeze kërkojnë që ai të mbajë përgjegjësi për veprimin e tij dhe të përballet me pasojat e mundshme për shkelje të etikës.