Ballina Kronika Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 4 persona bien në prangat...

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 4 persona bien në prangat e bluve të kryeqytetit

11
0

Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Konkretisht një 42-vjeçar me inicialet O. B., ka rënë në pranga për veprën penale “Vjedhja”. Ndërsa një 34-vjeçar me inicialet A. T., është arrestuar asi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një 25-vjeçar me inicialet J. C., ra në pranga pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata. Ndërkohë është arrestuar dhe 32-vjeçari me inicialet H. A., banues në Angli, pasi në rrugën “Nikola Tupe”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin O. B., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin H. A., 32 vjeç, banues në Angli, pasi në rrugën “Nikola Tupe”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.