Ballina Kronika Tiranë/ Plagosi inxhinierin e ERE pasi gruaja e tij kishte lidhje me...

Tiranë/ Plagosi inxhinierin e ERE pasi gruaja e tij kishte lidhje me të, vetdorëzohet në policie efektivi Erjon Goxhara

113
0

Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë Erjon Goxhara i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici. Efektivi, tashmë i shkarkuar nga detyra, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kryeu veprën penale.

‘Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton polica.