Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Ilkay Gudongan është afër rikthimit te Manchester City.
Gundo është larguar nga Barcelona si “lojtar i lirë”.
Fabrizio Romano raporton se Gundogan tashmë ka nënshkruar me Manchester Cityn dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt rikthimi i tij te kampioni i Anglisë.
Mesfushori pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
33-vjeçari sezonin e kaluar me Barçën në të gjitha garat zhvilloi 51 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bëri 14 asiste.