Ballina Sport Palmer zgjedh yllin e Real Madrid

Palmer zgjedh yllin e Real Madrid

13
0

Cole Palmer i Chelsea-t zgjodhi Kylian Mbappe të Real Madrid para Vinicius Junior si lojtarin më të mirë në botë.

Anglezi 22-vjeçar së fundmi fitoi çmimin Lojtari i Ri i Vitit PFA pasi shijoi një sezon fantastik 2023-24 me Blutë.

Palmer shënoi 27 gola dhe dha 15 asiste në 48 ndeshje e luajtura me londinezët në të gjitha kompeticionet.

Në një intervistë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Palmer-it iu kërkua të zgjidhte lojtarin më të mirë në botë.

“Lojtari më i mirë në botë? Vini ose Mbappe. Nëse do të duhej të zgjidhja një? Mbappe”, u përgjigj ai.