Ballina Europë Pastroi 500 milion euro në Holandë të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës, Holanda...

Pastroi 500 milion euro në Holandë të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës, Holanda jep pretencën për shqiptarin

11
0

Prokuroria holandeze ka kërkuar 10 vite burg për Thanas Bakon. 53-vjeçari nga Saranda u arrestua më 31 maj 2023 në Athinë pas një operacioni të policisë greke dhe Europol, si i dyshuar për pastrimin e rreth 500 milionë eurove në Holandë të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Ai ndodhet në izolim në burg në Holandë pas ekstradimit nga Greqia.

I konsideruari nga Europoli si “si një person që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë”, ai u arrestua pas një hetimi të FBI pas zbulimit të komunikimeve të tij në aplikacionin “ANOM” ku vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

Rrjeti thuhet se ka funksionuar nga zyra të ndryshme në Holandë, duke përfshirë Wateringen dhe Amsterdam. Anëtarët e rrjetit të korrierëve u dënuan me vite burg në fillim të këtij viti.