Ballina Rajoni E dënuar me 8 vite burg dhe gjobë në Greqi, arrestohet 30-vjeçarja...

E dënuar me 8 vite burg dhe gjobë në Greqi, arrestohet 30-vjeçarja shqiptare (Emri)

17
0

Një 30-vjecare shqiptare, ndaj të cilës ishte në pritje një dënim, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga efektivët e Policisë së Repartit i të Rojës Kufitare Delvinaki në Greqi. Ajo është pikasur më datë 20.08.2024 në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Reparti i Kufitar Delvinaki, rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim depërtimin në Shqipëri.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit fillestar. Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti 30 vjeç dhe se ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Penal Një Anëtaresh e Kalamatës në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për shkelje të legjislacionit për drogën.

E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës.Pasi Gjermania lëshoi urdhër-arrestin për shtetasin ukrainas, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se hetimi nuk ka asnjë ndikim në mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe se nuk ndryshon faktin se “Rusia po bën një luftë të paligjshme agresioni kundër Ukrainës”.