Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale S.H ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën “Sitki Çiço”. Gjithashtu ai ishte i dënuar më parë edhe në Francë për seri plaçkitjesh të banesave dhe bizneseve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Rikthimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhi një shumë parash dhe steka me cigare, në një market, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale në shtetin francez.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rikthimi”. Si rezultat i tij u arrestua shtetasi S. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale në Francë. 41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën “Sitki Çiço”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.