Ballina Lifestyle Grupi legjendar “Scorpions” anulon koncertet, zbulohet arsyeja

Grupi legjendar “Scorpions” anulon koncertet, zbulohet arsyeja

14
0

Grupit legjendar të Rock-ut “Scorpions” i duhej të anulonte koncertet e planifikuara për muajin shtator.

Në një njoftim të shkurtër bëjet me dije se shkak për këtë është një dëmtim i kitaristit Matthias Jabs, i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Agjencia e koncerteve “Wizard Promotions” njoftoi se të gjitha datat e ardhshme në shtator janë anuluar. Është prekur edhe koncerti i planifikuar në Festhalle Frankfurt më 20 shtator.

Scorpions u kërkoi falje më shumë se 40,000 fansave që kanë blerë tashmë bileta. Siç raportohet kitaristi Jabs mësohet se është dëmtuar rëndë pasi ka rënë nga shkallët.