Ballina Aktualitet Mbetjet toksike, gazetari Zhabina: Hetimi të merret në dorë nga SPAK, grup...

Mbetjet toksike, gazetari Zhabina: Hetimi të merret në dorë nga SPAK, grup i strukturuar kriminal

26
0

Gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar lidhur me trafikun e mbetjeve toksike ku 816 tonë mbetje të paligjshme kanë kaluar nëmbeten hundës e doganës, për të cilat u shpreh se duhet të sqarohet nëse mbetjet e sekuestruara në Tajlandë janë të njëjtat me ato të Kinës.

Ai tha se duhet të sqarohet nëse mbetjet e sekuestruara në Tajlandë janë të njëjtat me ato të Kinës, Prokuroria e Durrësit të sqarojë këtë kakofoni, ndërsa theksoi se një hetim të tillë mund ta sqarojë vetëm SPAK.

Sipas tij duket që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe se ka pikëpyetje se si është transportuar kjo lëndë në portin e Durrësit.

“Kjo vërteton se dogana shqiptare nuk e kanë kontrollin e asaj zone që bënë të mundur kalimin e këtyre lëndëve të rrezikshme. Duhet sqaruar sepse ka një kakofoni që flet dogana shqiptare edhe ajo e Kosovës. Duhet të sqarohet sepse krijohet ideja se ajo që është kapur në Tajlandë është e njëjta ngarkesë që është nisur tani në Kinë.

Duke qenë se institucionet janë kapur gafil duhet sqaruar se si qëndron e vërteta. Kemi dhe njoftim të prokurorisë pasi lajmi është bërë publik, kemi një hetim  të nisur, por nëse dogana shqiptare është në rregull pse ka bërë një kallëzim në prokurorinë e Durrësit për transport të mallrave të ndaluara, prandaj duhet sqaruar dhe këtë kakofoni mund ta sqarojë prokuroria e Durrësit.

Deri tani nga referimet e bëra nga policia e Durrësit dhe agjencia doganore shqiptare kemi të bëjmë me vepra të lehta, por duke parë se si ka ndodhur ky trafik i mbetjeve të rrezikshme kemi të bëjmë me një trafik të strukturuar, por mbetet pikëpyetje nëse mund ta kryejë një hetim të tillë një prokurori lokale. Ky hetim duhet të merret në dorë nga SPAK sepse vetëm ai mund ta bëjë një sqarim të tillë.

Në Shqipëri s’ka kompani të tillë për të bërë transporte të tilla sepse një kompani për të bërë transportin e të tilla mbetjeve duhet të bëjë një aplikim dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pra i bie që kjo gjë ka ndodhur në fshehtësi të institucioneve dhe e para pikëpyetje ngrihet se si është transportuar kjo lëndë në portin e Durrësit. Prandaj duhet bërë transparencë, por prokuroritë nuk është se i marrin shumë seriozisht krimet mjedisore.”

Mendoj se jo dhe sipas informacionit që kam pasur autoritetet shqiptare mund të jenë vënë në dijeni se çfarë po ndodh dhe në fund ato që bënë gjetjen bënë të mundur publikimin e lajmit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me ato mbetje pasi të kthehen në Durrës, Zhabina u shpreh se mendoj se ato do të ruhen diku pasi Shqipëria s’ka kapacitete për ti ricikluar dhe ti bëjë të parrezikshme për mjedisin shqiptar.

“Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë. Është një rast unik për Shqipërinë, por mbetet një skandal i madh dhe autoriteteve shqiptare u takon të bëjnë minimumi transparencë.”