Ballina Sport Karton i kuq rekord dhe lot, eliminim dramatik për Boca Juniors

Karton i kuq rekord dhe lot, eliminim dramatik për Boca Juniors

23
0

U deshën vetëm nëntë sekonda për të ndryshuar lojën. Një ndërhyrje që çoi arbitrin në nxjerrjen e kartonit të kuq.

Një vendim që me siguri vendosi ndeshjen.

Episodi ka ndodhur gjatë natës në Mineirao në Belo Horizonte në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Copa Sudamericana mes Cruzeiro dhe Boca Juniors.

Protagonisti ka qenë mbrojtësi peruan i klubit të Buenos Aires, Luis Advincula. Një ndërhyrje e çrregullt në kyçin e këmbës ndaj mesfushorit argjentinas Lucas Romero, i kushtoi një karton të kuq mbrojtësit.

Një karton që drejtori kolumbian i ndeshjeve, Wilmar Roldan, nuk nguroi ta nxirrte edhe pse kishin kaluar vetëm nëntë sekonda lojë.