Ballina Sport Media angleze zbulon prapaskenat me mbrojtësin holandez

Media angleze zbulon prapaskenat me mbrojtësin holandez

14
0

Media angleze zbulon prapaskenat me mbrojtësin holandez! Holandezi Matajs de Ligt u transferua nga Bajerni te Mançester Junajtid javën e kaluar për 45 milionë euro, plus pesë milionë bonuse të mundshme dhe nënshkroi kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2029.

Kundër dëshirës së trajnerit të ri, Vinsent Kompani?!

“E VËRTETA” – Një artikull për De Ligt dhe Bajern Mynih tani sugjeron këtë dyshim shpërthyes se trajneri belg nuk ka dashur që qendërmbrojtësi të largohet nga “Allianz Arena”! Portali online “The Athletic” pretendon se ka mësuar nga një burim i afërt me lojtarin se Kompani ishte shprehur qartë në favor të qëndrimit të futbollistit gjatë një bisede kokë më kokë.

Sipas raportit, Vinsent i tha De Ligt se ai ishte “mbrojtësi numër një” i tij dhe nuk ishte përgjegjës për vendimin e transferimit. Kështu u krijua përshtypja se ky vendim ishte marrë në nivel bordi. Megjithatë, i pyetur nga “The Athletic”, një zëdhënës i rekordmenëve të Gjermanisë e mohoi raportin.