Ballina Opinion Mesazhet që na vijnë nga përtej Atlantikut!

Mesazhet që na vijnë nga përtej Atlantikut!

32
0

Nga Azgan Haklaj

Konventa e demokratëve amerikanë në Çikago ishte model shkëlqimi jo vetëm nga përsosmëria e organizimit por pikë së pari për mesazhet e simbolikat që përcolli të cilat i kalojnë limitet partiake, nacionale dhe rrezatojnë në mbarë globin.

Nga shumësia e këtyre mesazheve un’ po veçoj njërin pasi që dua ti qasem Atdheut tonë ndonëse krahasimi do të ishte utopi. Duke ndjekur konventën fokus i vezhgimit tim u bënë fjalimet e dy ish- presidentëve amerikanë:
Bill Clinton dhe Barak Obama, që të dy në mbështetje të pakursyer për kandidaten demokrate Camala Harris.

Ao që të bie në sy e pse jo të fut në refleksione krahasimore është gjuha e tyre poltike e njerëzore.
Një gjuhë e qartë elekuente, por mjaft e thjeshtë dhe e kuptueshme, me fjalë e shprehje brenda kufirit të etikës edhe kur është fjala per kundërshtarin.

Asnjë ambigyitet kur është fjala për vendin e tyre, qytetarin amerikan’ por vetëm krenari që i kanë shërbyer si kryetar shteti.
Përballë këtyre fjalimeve jo vetëm ata që i kanë votuar ndihen mirë edhe krenar.
Presidentët në këtë vend dominant për demokraci dhe ligj pas përfundimit të mandatit të tyre presidencial bëjnë një jetë aktive sociale e akademike.

Ata ftohen të ligjerojnë e japin eksperiencat e tyre kudo në botë.
Kanë bibliotekat dhe fondacionet e tyre dhe kontribuojnë në të gjitha fushat që i njohin më mirë për interesa jo vetëm të vendit të tyre por edhe globale.
Me fjalë të tjera ato ushtrojnë në publik rolin e presidentit pa mandat ndaj me të drejtë populli amerikan në linguistikën e tij ju ka akorduar përjetësisht togfjalëshin cilësues “Mistër President!”.
Eshtë dëshpërues fakti nëse bën krahasim apo analogji me disa ish president të vendit tonë.

-Ish Presidenti Sali Berisha ndonëse e mbylli pa lavdi mandatin e tij nuk ju kthye eksperiencës të cilës premtonte ti qasej.
Përkundrazi ai uli rangun si shtetar por kurrë nuk i shkoi në mënd të tërhiqej realisht duke respektuar këtë rregull të pashkruar demokratik.
Ai edhe sot përkundër kusureve që e kanë zënë e moshës se shtyrë ciceron pallavra nga çatia.
Dhe jo vetëm pallavra por me gjuhë të helmët nuk heziton të shajë, anatemojë e linçoi ç’do kënd që i fanitet kundër interesit të tij personal.

Nuk e ka për gjë të bëjë thirrje për armatosje, revolucion, mosbindje, djegje e molotovë.
I të njëjtës derexhe është edhe Ilir Meta, i cili që kur ishte zgjedhur president ndërkohë që përgatitej kalimi i mandatit si një rrugaç ordiner u shfaq rrugëve të Lezhës e Kurbinit në fushatë elektorale duke shkaktuar deri viktima me fjalorin e tij të dhunës e provokimit.

I pashembullt ngelet intervenimi i tij deri në seli partish politike duke u marrë me pronësinë e pronaëve të banesës.
E për ironi e paradoks i njëjti ndonëse ishte kryetar shteti mblidhte njerëz në shesh në emër të kushtetutës anipse vetë ishte simboli i pastër i shkeljes dhe dhunimit të saj.
Ai kishte idiotësinë që ata kureshtarë dhe të paguar që ndoqën ligjërimin e tij të dhunsh e vanitoz ti kualifikonte si “populli i 2 marsit”.

Pra këta dhe popullin e ndajnë ndonëse neni themelor konstitucional saktëson se “Presidenti përfaqëson unitetin kombëtar”. Vijon marrëzitë ky mjeran president kur tamam si ortaku i tij në marrëzi Sali Berisha bën thirrje publike për armatosje e dhunë.
Kundër kujt?
Kundër Megalidhesë greke,Neçartania-s serbe, apo shovinizmit sllavo maqedon.
Ndaj atyre jo.
Jo se ata i ka aleatë por orvatet të përballë me dhunë ndaj njëri tjetrit shqiptarët.
Po për çfarë mundohet ti përballë??!
Për principe?
Jo aspak.
Por për të impresionuar e penguar drejtësinë që të mos identifikojë qypat e floririt të marrë nga djersa e kombit.
Me varre në dorë si në banerat leniniste të revolucionit bolshevik ky majmun politik merr guximin dhe ju paraqitet shqiptarëve si një model që kërkon prapë pushtet.
Mjerim dhe mallkim për ata, por më mjerim për kombin tonë që ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e krenarisë me të tillë ish-kryetarë
shteti.

Ka ardhur koha që përveç aspiratave të vërteta euroatlantike populli ynë të maturohet dhe të përkthejë saktë mesazhet demokratike që edhe kësaj here na erdhën nga përtej Atlantikut.

Nuk gjej postulat më të saktë sesa nga Ajnshtajni kur nënvizonte:
“Njerëzimin nuk e prishin vetëm ata që bëjnë keq por edhe ata qe i shohin, i përjetojnë këto të këqija dhe nuk bëjnë asgjë”.
Ka ardhur koha e veprimit e në demokraci e para është zgjedhja dhe vota.