Ballina Politika Transformohet Poliklinika në Durrës, gati të hapë dyert për 290 mijë qytetarë

Transformohet Poliklinika në Durrës, gati të hapë dyert për 290 mijë qytetarë

19
0

Poliklinika e Specialiteteve në Durrës është gati për të hapur dyert për qytetarët. Ajo tashmë ka marrë një pamje plotëissht të re, me ambiente moderne e kushte më të mira për të gjithë pacientët.

Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, i cili shkruan se Poliklinika do të ofrojë shërbim shëndetësor për rreth 290 mijë banorë të Durrësit.

“MIRËMËNGJES, dhe me Poliklinikën e Rilindur të Specialiteteve në Durrës që është gati për të hapur dyert për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për rreth 290 mijë banorë të këtij qarku, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.