Ballina Bota Ra në gropën 8 metra të thellë të hapur në trotuar, ende...

Ra në gropën 8 metra të thellë të hapur në trotuar, ende asnjë shenjë nga 48-vjeçarja

66
0

Policia në Maljazi tha sot se një grua tragjikisht është zhdukur pasi ra në një gropë të shembur në trotuar teksa kalonte, ndërsa mund të jetë marrë nga rrymat e nëndheshme ujore që u zbuluan nga grupet e shpëtimit.

Gruaja nga India pësoi aksidentin e rënde sot në kryeqytetin indonezian Kuala Lumpur, kur ra në gropën 8-metra të thellë në zonën qendrore Dang Wangi, teksa sipas policisë dëshmitarët kishin parë trotuarin të shembej papritur teksa ajo ecte mbi të.

Viktima u identifikua si një turiste 48-vjeçare nga India.

Grupet e shpëtimit kishin nisur shpejt punën për rrethimin e zonës dhe gërmimin e mbetjeve me një ekskavator, por nuk gjetën shenja të viktimës.

Autoritetet nuk komentonin për gjendjen e mundshme të gruas apo shkakun e incidentit.

Zyrtarët than se kërkimet për gruan fatkeqe kërkonin planifikim të detajuar prej infrastrukturës publike dhe tubacioneve ujore.

Ato shtonin se bizneset në vonë ishin këshilluar të mbylleshin përkohësisht për arsye sigurie.

Gruaja kishte ardhur në Maljazi me bashkëshortin dhe disa miq një muaj më parë për pushime dhe do të ktheheshin në shtëpi të nesërmen, shkruan rrjeti ABCNews.