Ballina Europë Shërbimi sekret ukrainas “komandon” televizionet ruse, i ndërpret programet dhe shfaq pamje...

Shërbimi sekret ukrainas “komandon” televizionet ruse, i ndërpret programet dhe shfaq pamje nga lufta

10
0

Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR) thuhet se ka arritur të ndërpresë programin e disa kanaleve televizive ruse dhe ta zëvendësojë atë me një video për luftën në Ukrainë.

“HUR hakoi televizionin rus dhe e bëri të dukshëm realitetin e luftës”, thanë burimet e inteligjencës për Kyiv Post. Videoja thuhet se është transmetuar tre herë mbrëmjen e së mërkurës. Si rezultat i sulmit, gjithsej nëntë kanale duhej të pezullonin përkohësisht programet e tyre, tha ai.