Ballina Sport Slot flet para ndeshjes së fundjavës, pret përkrahje të madhe nga tifozët

Slot flet para ndeshjes së fundjavës, pret përkrahje të madhe nga tifozët

11
0

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, të premten në konferencë për shtyp ka theksuar se është duke mësuar gjëra të reja nga futbollistët e tij dhe se ka nisur t’i njohë më mirë personalisht.

“Unë po mësoj çdo ditë për lojtarët si individë dhe se si ata luajnë së bashku. Mësova fundjavën e kaluar se si lojtarët që nuk luajtën të shtunën u stërvitën mirë të dielën. Ata bënë seancë të mirë stërvitore. Kjo do t’i ndihmojë të gjithë. Unë jam ende duke mësuar gjëra të reja me lojtarët. Është normale. Kam punuar me ta vetëm për tri javë. Unë i besoj asaj që unë dhe stafi im bëjmë për ta përgatitur ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Slot.

Holandezi pret përkrahje të madhe nga tifozët e Liverpoolit për ndeshjen ndaj Brentfordit.

Liverpooli dhe Brentfordi do të ballafaqohen të dielën nga ora 17:30. Ndeshja do t’i takojë javës së dytë të Premier Leagues.