Ballina Lifestyle Zbulohet misteri i shtatzënisë së të dashurës së Princit Leka!

Zbulohet misteri i shtatzënisë së të dashurës së Princit Leka!

56
0

Lidhja e Blerta Celibashit dhe Princ Lekës sa vjen e duket se po shkon drejt zyrtarizimit.

Ata së fundmi janë fotografuar në qendrën tregtare në sektorin e rrobave të fëmijëve dhe të menjëhershme ishin lajmet se Blerta është në pritje të ëmbël.

Pamjet e festës u shpërndanë kudo në rrjet dhe “Bordo” ka siguruar disa foto të bukura të çiftit tashmë më të komentuar të showbizit.

Blerta dhe Princ Leka janë kudo bashkë dhe marrëdhënia e tyre tashmë është konsoliduar dhe thuhet se po shkon drejt martesës.

Shkak për këto lajme u bë komenti i një prej miqve të Blertës, e cila në një prej fotove shkruante, “Yll me yll të ka rënë nuri i dasmës”, koment i cili u pëlqye nga fotografja.