Ballina Kronika Ngjarje e rëndë/ Gjendet pa shenja jete në banesë 50-vjeçari, ja çfarë...

Ngjarje e rëndë/ Gjendet pa shenja jete në banesë 50-vjeçari, ja çfarë dyshohet

10
0

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm (24 gusht), një shtetas 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Pas kqyerjes paraprake të trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.