Ballina Europë Tragjedia me 3 të vrarë në Gjermani, ISIS merr përgjegjësinë për sulmin...

Tragjedia me 3 të vrarë në Gjermani, ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e rëndë

10
0

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit që vrau tre persona mbrëmë.

Grupi terrorist thotë në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në hakmarrje për muslimanët në Palestinë dhe kudo”.

Sulmi i djeshëm, në të cilin një 15-vjeçar vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë, ndodhi në Fronhof, një shesh tregu në Solingen, ku bandat live po luanin si pjesë e një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit.

Policia tha se kishte arrestuar një 15-vjeçar dhe po hetonin nëse ky person ishte i lidhur me rastin.