Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrethin e Skraparit, ku protagonistë janë dy vëllezër.
Fillimisht policia vendore mori njoftimin për konfliktin e dy personave që janë përleshur dhe rrahur mes tyre.
Pas nisjes së hetimeve dhe shoqërimit, të dyshuarit Arjan dhe Andrea Ajasllari, 58 dhe 48 vjeç, u morën në pyetje dhe rezulton se kanë dhënë deklarim të rremë.
Policia zbuloi se vëllezërit Ajasllari fillimisht kanë qenë së bashku në lokalin e zonës ku kanë pirë dhe më tej në gjendje të dehur kanë nisur të shahen dhe ofendohen , duke e denigruar situatën në goditje me grushte dhe shkelma.
Komisariati i Policisë Skrapar konfirmoi se pas veprimeve paraprake, referoi materialet në Prokurori në gjendje të lirë për “dëshmi të rremë para oficerëve gjyqësorë”.