Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi ka tentuar që të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur në Norvegji. Ndërsa vijojnë procedurat teksa automjeti ndodhet bazën e Interpolit.
Njoftimi:
Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur.