Ballina Slider Vinicius planifikon lamtumirën e bujshme

Vinicius planifikon lamtumirën e bujshme

35
0

Vera e ardhshme mund të jetë ajo e lamtumirës së Vinicius Junior nga Real Madrid.

Përfaqësuesit e sulmuesit 24-vjeçar, i cili mbërriti në Spanjë në sezonin 2018/19 nga Flamengo, në fakt do ta kishin informuar klubin iberik se nuk janë të interesuar të rinovonin kontratën që skadon në 2027, duke qenë se braziliani dëshiron të vlerësojë një ofertë të rëndësishme që ka mbërritur për të.

Kjo është raportuar nga ESPN, duke nënvizuar se si oferta është ajo e Al-Ahly, një klub saudit i Pro League, i cili tashmë do të kishte dashur ta blinte Vinin në merkaton e kësaj vere, por u përplas me dëshirën e brazilianit për të qëndruar në Madrid për të provuar shanset e tij për të fituar Topin e Artë.

Ardhja e Kyllian Mbappe këtë verë dhe shfaqja e talenteve si Arda Guler dhe bashkëkombësi Endrick mund ta shtyjë Vinicius të rishikojë të ardhmen e tij në mënyrë që të mos rrezikojë të rrëshqasë në zgjedhjet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Për këto arsye, gjithmonë sipas ESPN, Vinicius po mendon të pranojë ofertën përrallore të klubit saudit.