Një incident është filmuar ditën e djeshme në një autobus me turistë shqiptarë në ishullin Korfuz.
Një qytetare ka publikuar në TikTok një video ku tregon se shoferi i një autobusi ka ofenduar dhe u ka bërë presion pasagjerëve. Sipas postimit në TikTok, shoferi i autobusit është kapur duke përdorur fjalë fyese dhe ofendues ndaj pasagjerëve.
Po ashtu në përshkrimin e videos së publikuar, qytetarja thekson se shoferi mund të ishte i droguar, pasi arriti të lëshonte timonin dhe i binte me grushta vetes, derisa i nxori jashtë të gjithë pasagjerët, duke i sharë: Dilni jashtë se ju q* r****.
@tucjaaaaa
“Ne jemi turista dhe me autobusa në Korfuz udhëtojmë, por dje u vonua dhe nuk menduam gjë, por kur erdhi ishte plot dhe njerëzit dolën të bardhë si bora. Nuk menduam gjë dhe hipëm, ishim më shumë se 60 veta dhe faturino na tha të rrimë në këmbë se ju vjen autobusi tjetër pas nesh për 10 minuta. Shoferi e pa me inat dhe i bërtiti e doli jashtë, erdhi duke ulëritur brenda dhe ne filluam të flisnim në shqip, ky na pa mirë dhe na tha “mal*** ne”. Nuk e kuptuam dhe qeshëm, kur ky filloi duke i dhënë autobusit shumë keq, u fut në kundravajtje. Një furgon i tha që ishte futur keq dhe ky filloi me kriza duke rrahur veten, duke sharë, duke mallkuar, duke i rënë xhamit, timonit, i mori ato kthesat aq keq veç ulërima dhe bori nga mbrapa. Një burrë anglez i ulëriti nga pas dhe ai ndaloi në qytet, na zbriti aq shpejt dhe na ndaloi në mes të rrugës e ulëriti “dilni se ju q** r***” dhe dolëm të gjithë”, ka shkruar ajo.