Ballina Kronika Muriqan/ Po udhëtonte drejt Malit të Zi me hashash në makinë, nën...

Muriqan/ Po udhëtonte drejt Malit të Zi me hashash në makinë, nën akuzë 25-vjeçarja kosovare

116
0

Po udhëtonte drejt Malit të Zi me hashash në makinë, procedohet penalisht në kufi 25-vjeçarja nga Kosova.

Aksioni është kryer nga Policia e Shkodrës, nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Policinë Kufitare.

E dyshuara nën akuzë është shtetasja me inicialet G. G., e cila u pikas dhe kap në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.

“Gjatë procedurave  të verifikimit  dhe kontrollit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, shërbimet i gjetën kësaj shtetaseje një sasi të vogël lënde e dyshuar  narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thanë burime zyrtare të policisë lokale.

Paraprakisht e dyshuara ka pretenduar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike, teksa hetimet i vijon prokuroria vendore, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.