Ballina Kosovë Po lëviznin me biçikletë, përplasen nga automjeti dy fëmijë, një prej tyre...

Po lëviznin me biçikletë, përplasen nga automjeti dy fëmijë, një prej tyre ndërron jetë në spital

110
0

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Kosovë, ku një aksident mes një automjeti dhe një biçiklete, ka përfunduar me humbjen e jetës për një të mitur.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit ditën e djeshme, ndërsa ka qenë automjeti që ka përplasur biçikletën me të cilën po udhëtonin dy fëmijë.

Të miturit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësoren, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në mesnatë.

Njoftimi i policisë: 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE- Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.