Rihanna ndau disa portrete të saj, duke mahnitur me dukjen e saj pa grim.
Përmes këtyre imazheve, këngëtarja promovoi një produkt nga linja e saj e produkteve për kujdesin e lëkurës, Fenty Skin.
Këngëtarja 36-vjeçare shpërfaqi lëkurën e saj të përsosur, derisa inkurajoi fansat e saj të vendosnin krem kundër diellit, përmes përshkrimit në serinë e fotografive.
Artistja e cila ka dy fëmijë me reperin ASAP Rocky, ka bërë një pauzë të gjatë në lansimin e projekteve të reja muzikore.
Ajo nuk ka qenë aktive viteve të fundit, duke qenë se ka qenë e angazhuar në zhvillimin e brendit të saj Fenty Beauty.
Rihanna është një këngëtare sensacionale me hite të panumërta globale.