Ballina Europë Si në filma, ja momenti kur ushtari ukrainas qëllon me mitraloz dronin...

Si në filma, ja momenti kur ushtari ukrainas qëllon me mitraloz dronin rus nga helikopteri dhe e rrëzon (Video)

93
0

Ish-këshilltari i ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko ka publikuar një video në profilin e tij në platformën e X ku shihet një ushtar ukrainas, që qëllon me pushkë automatike mbi një dron rus. Në fakt është e paqartë se ku dhe kur është realizuar video, por se ajo është bërë virale në rrjetet sociale.

Video është shpërndarë fillimisht nga blogerët ushtarakë rusë, ndërsa në të shihet një helikopter ukrainas, brenda së cilit ushtari me mitraloz qëllon mbi dronin rus. Droni është Shahed, që Irani ia ka dhuruar Rusisë, për shkak se mungojnë prodhime të dronëve vendas.