Ballina Sport Douglas Costa në gjurmët e Del Pieros, bashkohet me Sydney FC

Douglas Costa në gjurmët e Del Pieros, bashkohet me Sydney FC

11
0

Në gjurmët e Alessandro Del Piero. Douglas Costa de Souza sigurisht që ka lënë më pak gjurmë në futbollin italian sesa ish-kapiteni i Juventusit, por, ashtu si Pinturicchio, ai vendosi të luajë në Australi në pjesën e fundit të karrierës së tij.

Anësori brazilian, në moshën 33-vjeçare, kaloi te Sydney FC, me të cilin ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026.

Douglas Costa u lirua disa javë më parë nga kontrata e tij me Fluminense, klubi të cilit iu bashkua në janar pasi kishte luajtur dy sezonet e mëparshme me Los Angeles FC.

Gjatë karrierës së tij ai ka veshur edhe fanellat e Bayern, Gremio dhe Shakhtar Donetsk.