Ballina Kronika Ndërron jetë në QSUT “I forti i Vlorës”/ Ishte i dënuar me...

Ndërron jetë në QSUT “I forti i Vlorës”/ Ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje, prej vitesh kërkonte ndërhyrje kirurgjikale

0
13

Fotaq Zaharia, i njohur si “I forti i Vlorës ka ndërruar jetë në orën 01:10 në Reanimacionin e QSUT.

Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 gusht atje.

I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 korrik 2024.

Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar.

Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedurale.

Gjatë vitit 2018 ai kërkonte nga autoritetet t’I nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij ishte rënduar, por kjo kërkesë nuk gjeti zbatim.