Ballina Aktualitet Reshje të dendura në Bulqizë/ Përmbyten rrugët e qytetit, rrezikohen dhe banorët....

Reshje të dendura në Bulqizë/ Përmbyten rrugët e qytetit, rrezikohen dhe banorët. Moti i keq bën ‘namin’ edhe në Himarë, shirat lënë pa drita qytetin bregdetar

17
0

Reshje të dendura shiu të shoqëruar me stuhitë të fortë kanë sjellë probleme në rrugët e qytetit të Bulqizës si dhe në rrugën nacionale.

Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta reshje të dendura shiu ku kanë përmbytur rrugët.

Gjithashtu shumë banorë janë rrezikuar në rrugë teksa po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

E teksa disa zona po “përvëlohen” nga temperaturat e larta, në disa zona janë shënuar reshje të dendura shiu.

Himara ditën e sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjë që ka shkaktuar edhe problematikat e para.

Burime për media bëjnë me dije se qyteti bregdetar për shkak të rrebeshit të shiut ka mbetur pa drita. Prej katër orësh Himara është pa drita gjë që ka bërë që disa turistë të largohen nga qyteti turistik.