Ballina Rajoni Arrestohet dyshja e hajdutëve serialë në Greqi, ja çfarë i ‘tradhëtoi’ ata,...

Arrestohet dyshja e hajdutëve serialë në Greqi, ja çfarë i ‘tradhëtoi’ ata, njëri prej tyre me shtetësi shqiptare

33
0

Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 26-vjeçare greke janë arrestuar për vjedhje në zonën e Amfiteas të Janinës. Bëhet me dije se dyshja akuzohen për një numër të madh vjedhjesh brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ajo çka çoi në lokalizimin dhe kapjen e dy hajdutëve ishte GPS i një prej celularëve të cilët ata kishin vjedhur në zonën e Nea Kallikrateia, Halkidiki. Përmes një aplikacioni gjurmimi, policia arriti të arrestojë shqiptarin dhe greken.

Në kontrollin e mëpasshëm të një dhome hoteli ku ata po qëndronin, u gjet celulari i vjedhur, si dhe një sërë pajisje elektronike, sende me vlerë dhe dokumente si pasaporta. Më konkretisht, u konstatua se të pandehurit janë të përfshirë në 3 vjedhje të ndodhura më 17 gusht në Nafplion, 12 vjedhje nga zonat e Selanikut dhe Nea Kallikrateia, Halkidiki, gjatë periudhës 19-22 gusht dhe vjedhje në qytetin e Janinës më 23 gusht.

Mësohet se vlera e sendeve të vjedhura llogaritet të kalojë 40.000 euro. Pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura të gjetura janë identifikuar dhe u janë rikthyer pronarëve të tyre, ndërkohë që vijon hetimi i Në/Drejtorisë së Sigurimit të Janinës për identifikimin e përfituesve të sendeve të konfiskuara të paidentifikuara.

Të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Fillore të Janinës.