Ballina Politika Lumi i Shalës, ‘parajsa e vogël’ që po çmend dhe të huajt!...

Lumi i Shalës, ‘parajsa e vogël’ që po çmend dhe të huajt! Deri para pak vitesh sekret, sot destinacion i preferuar

13
0

Shqipëria po bëhet kryefjala e të huajve edhe këtë sezon veror. Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë.

Edhe Kryeministri Edi Rama ndau sot (26 Gusht) në rrjetet sociale pamje që tregojnë atmosferën nga lumi i Shalës.

Ai shprehet se më parë ishte një vend i pazbuluar, por tashmë është kthyer në një prej vendeve më të pëlqyera për të kaluar pushimet.

“Mirëmëngjes dhe me atmosferën nga Lumi i Shalës, deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash, ju uroj një javë të mbarë”.